Një vajzë gjashtëvjeçare dhe prindërit e saj qëllohen për vdekje në një park

Një vajzë gjashtëvjeçare dhe prindërit e saj janë qëlluar për vdekje derisa po bënin kamping në shtetin amerikan të Iowa-s, ka thënë policia.

Sipas BBC, trupat e Sarah dhe Tyler Schmidt, të dy 42 vjeç dhe trupi i vajzës së tyre, u gjetën në tendën e tyre në Parkun Shtetëror të Shpellave Maquoketa.

Djali nëntëvjeçar i çiftit i mbijetoi sulmit, tha një fqinj.

Policia beson se sulmuesi i dyshuar, një 23-vjeçar, e ka kthyer armën kundër vetës. Trupi i tij u gjet gjithashtu në park.

Një hetim mbi incidentin është duke vazhduar.

Siç bëhet e ditur, nuk kishte raportime për një grindje të mëparshme midis të dyshuarit dhe viktimave.

Sulmuesi i dyshuar raportohet se quhet Anthony Orlando Sherwin, i cili po ashtu bënte kamping në zonë.