Një turk dhe një shtetase e Shqipërisë arrestohen për trafikim organesh në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë për transplantim të kundërligjshëm të organeve dhe trafikim të tyre.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është arrestuar një mashkull i nacionalitetit turk dhe një femër shtetase e Shqipërisë.
Megjithatë, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Detaje të tjera nuk dihen. /Ballkani.info
loading…