Një truk i thjeshtë që do ta bëjë lavamanin të shkëlqejë

Ne e dimë se sa të bezdisshme janë njollat në lavaman dhe ndonjëherë, sado që ta pastrojmë, nuk mund ta bëjmë atë të shkëlqejë

Një tjetër avantazh i folies së aluminit është zbuluar.

Sophie Darragh ndau një truk të shkëlqyeshëm për pastrimin në Tik Tok. Asaj i lindi ideja që të përdorë folie alumini për pastrim. Këtë herë lavamani është duke u pastruar.

Me kalimin e kohës, lavamani grumbullon gëlqere, njollat e ujit bëhen kokëforta dhe bëhet pothuajse e pamundur të duket si dikur.

Megjithatë, sipas Sophie, mjafton të marrësh ujë të nxehtë, detergjent për larjen e enëve dhe folie alumini. Merrni një copë folie alumini, zhubroseni dhe përdoreni si sfungjer për të pastruar lavamanin.

Na mbetet të përpiqemi dhe t’i shohim vetë rezultatet.