Një trend i ri i çuditshëm – njerëzit po kryejnë marrëdhënie seksuale me kufje në vesh

Kufjet zakonisht i veshim kur dalim për të hecur ose edhe për të vrapuar, por mesa duke njerëzit janë duke i vendosur ato edhe gjatë seksit.

Duke u bazuar në një studim nga TickPick, një treg online, 1 ne 5 përdorues të kufjeve (AirPods), deklaruan se i vendosin ato gjatë kryerjeve të marrëdhënieve seksuale. Po thuaje 20% të respodentëve deklaruan se ishin më të nxehtë dhe më lirshëm kur kishin vendosur kufjet në vesh, raporton “Daily Star”, transmenton lajmi.net.

Hulumtimi u krye për të parë se si ndikojnë preferencat muzikorë në përformancen në shtrat. Më shumë se 1000 njerëz u anketuan online, të cilët thanë se ishin seksualisht aktivë dhe gjithashtu përjetonin më shumë kënaqësi kur kryenin marrëdhënie seksuale duke dëgjuar muzikë në vesh.

Duke u bazuar në studime, 57% e njerëzve ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale. Por gjasat për kënaqësi seksuale ndryshonin varësisht zhanrit të tyre muzikorë.