Një tjetër startup nga Kosova në shënjestër të investitorëve të huaj

Labbox ka fituar medalje në Startup Games në Londër vitin e kaluar dhe është finalist në SLUSH, një aktiviteteve më të mëdha Evropiane.

Një tjetër startup nga Kosova në shënjestër të investitorëve të huaj.

Startupi nga Kosovoa Labbox i fokusuar në edukim përmes teknologjisë mori një investim nga South central Ventures i cili do ta ndihmojë kompaninë të ecë më tutje me misionin e saj dhe të nisë linjën e prodhimit të produkteve të saj.

Produktet e këtij startupi janë një eksperiencë zbavitëse edukimi bazuar në një kurrikulë e cili lejon fëmijët të mësojnë teknologjinë përmes sfidave STEM.

Gjithashtu ky është investimi i parë i SCV në një startup nga Kosova. South Central Venture është një startup me investime prej 40 milionë eurosh me zyra në Beograd, Zagreb dhe Shkup.

Labbox zgjidh një problem shumë të rëndësishëm i cili ndikon tek mënyra sesi fëmijët mësojnë teknologjinë.


Startupi synon që zë zhvendosë mendësinë e fëmijëve nga të pasurit frikë nga gabimi në inkurajimin e eksperimentimit dhe të mësuarit nga gabimet.

Kompania është themeluar nga dy motrat Arta dhe Fiona Shehu në akademinë e tyre të kodimit për fëmijët quajtur Jcoders transmeton PCWorld Albanian.

Falë qindra orëve testime me komponentë dhe kurrikula të ndryshme me më shumë se 700 studentë u lind Labbox. Sot startupi ka në përbërje një ekip me eksperiencë dhe profesionalizëm të lartë në elektronikë, programim dhe edukatorë të certifikuar në fushën STEM.

Ato janë ndër të parët të cilët janë certifikuar në STEM nga AdvancEd, agjencia më e madhe në botë e akreditimit në këtë fushë.

Labbox ka fituar medalje në Startup Games në Londër vitin e kaluar dhe është finalist në SLUSH, një aktiviteteve më të mëdha Evropiane të startupeve organizuar në Helsink.

Produktet e Labbox e bëjnë më të lehtë për fëmijët të mësojnë konceptet STEM duke ofruar harduer i cili jep feedback tek fëmijët përmes një gjuhe kodimi me ngjyra në mënyrë që të mësojnë vetë të adresojnë problemet.

Qasja unike e Labbox ka tërhequr vëmendjen e shumë edukatorëve në mbarë botën.