Një tjetër gurthyes në Malishevë, kryetari jep qëndrimin e Komunës

Një gurthyes ka filluar punën në fshatin Kërvasari të Malishevës, diçka e tillë ka revoltuar disa banorë të këtij fshati të cilët kanë kërkuar nga Komuna e Malishevës t’ja ndërprejnë punën këtij gurthyesi në territorin e fshatit.

Në Komunën e Malishevës veprojnë edhe disa gurthyes të tjerë të cilët ndotin ambientin, në të kaluarën ka pasur ankesa nga banorët e fshatrave të Malishevës ku punojnë gurthyesit.

Ballkani.info ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i cili sqaroi pozicionin e komunës që ai qeverisë rreth punës së gurthyesit.

“Gurthyesi po punon në pronë private. Nuk është në kompetencat e Komunës që të ndërpreh punën. Liçensa jepet nga institucionet qëndore dhe merret pikërisht nga ato institucione. Ne kemi dhënë një pëlqim porqë nuk kemi kompetenca ekzekutive në këtë aspekt”, tha Begaj.

Disa gurthyes ushtrojnë veprimtari brenda kësaj komune – për të gjitha këto Komuna e Malishevës thotë se nuk kanë kompetenca ekzekutive. /Ballkani.info/