Një tjetër anije ruse po digjet në Detin e Zi

Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se kanë goditur një tjetër anije ruse që lundronte në Detin e Zi.

Sipas zëdhënësit të administratës ushtarake në Odesa, anija e goditur ruse quhet “Vsevolod Bobrov” e cila tashmë është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima nga sulmi ukrainas ndaj anijes luftarake ruse, apo mënyra sesi e bombardoi, por mësohet se ajo tashmë ka mbetur shumë pranë brigjeve të ishullit të Gjarpërinjve.

Nga ana tjetër Zëvendësprokurori i Kharkiv-it ka bërë të ditur se janë regjistruar deri më tani 1000 krime dhe 29 vrasje.

“Deri më sot kemi regjistruar rreth një mijë krime të kryera nga ushtria ruse në rajonin tonë. Midis tyre ka vrasje dhe përdhunime.”

Ushtria ukrainas në bilancin e saj të fundit të luftës së nisur më 24 shkurt, bën me dije se ka vrarë më shumë se 26 mijë ushtarë rusë, si dhe ka shkatërruar qindra e mijëra mjete ushtarake, duke përfshirë këtu avionë, helikopter, anije, mes të cilave dhe krenarinë e Rusisë, luftanije “Moskva”.