Aktori Idris Elba bëri të ditur se është prekur nga koronavirusi. Aktori 47-vjeçar tha se ndjehet mirë se se nuk ka simptoma.
Por ai tha se është vetëizoluar pas ekspozimit ndaj virusit. Ai postoi një video në krah të bashkëshortes, Sabrina Dhowre.
Më herët është mësuar se edhe aktorja Olga Kurylenko, e famshme si ‘Bond girl’, është prekur nga koronavirusi.
Ndërsa lajmi që shokoi botën ishte se aktori Tom Hanks dhe e shoqja, Rita Wilson janë me koronavirus.









