Një tërmet tjetër godet Greqinë

Një tërmet tjetër ka goditur sërish Greqinë.

Mediat fqinje kanë raportuar se lëkundje të reja sizmike me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter janë ndjerë në orën 10:22 të mëngjesit të sotëm pranë zonës së Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 75 kilometra në jug të Chrysi Lassithi dhe thellësia fokale e tij ishte 9.4 kilometra.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar ose për dëme.