Tërmeti

Një tërmet prej 4.6 shkallësh goditi detin Adriatik

Një tërmet i fortë “lëkundi mëngjesin e sotëm Detin Adriatik. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, magnituda e tërmetit ishte 4.8 gradë të shkallës Rihter.

Tërmeti ka ndodhur rreth 100 kilometra nga bregu italian, mes Dubrovnikut dhe Barit. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 12 kilometrash. Sipas komenteve në rrjetet sociale, banorët e zonave bregdetare në Kroaci, Itali dhe Mal të Zi e kanë ndjerë atë.

“Mobiljet po lëkundeshin”, “Më kërcenin monitorët në tavolinë”, “Po lëkundej, por për pak kohë”, janë vetëm disa nga komentet që kanë lënë në rrjetet sociale banorët e zonave të përmendura.