Një sulm kibernetik masiv goditi mëse 2,000 uebsajte përfshirë atë të televizionit kombëtar në Gjeorgji.
Uebsajtet e gjykatave të cilat përmbanin materiale dhe të dhëna personale gjithashtu janë sulmuar. Në shumë raste faqet kryesore të uebsajteve u zëvendësuan me një imazh të ish presidentit Mikeil Saakashvili me një mbishkrim “Do të kthehem.”
Origjina a sulmeve mbetet e paditur. Shumë njerëz në median sociale spekulonin se pas sulmit mund të ishte Rusia.
Mbi 15,000 faqe u prekën përfshirë atë presidenciale, të organizatave jo qeveritare e madje edhe kompanive privae. Shkalla e sulmit është e padëgjuar për një vend.
Saakashvili ishte në pushtet mes viteve 2004 deri në 2013 duke shërbyer dy herë si presidente. Ai tërhoqi shtetësinë Gjeorgjiane në 2015-ën kur u bë guvernator i rajonit të Odessa në Ukrainë.
Ai kërkohet në Gjeorgji nga autoritetet të cilat i kanë ngarkuar akuza kriminale për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. /PCW.al/







