Një studimi befasues mund ta ndryshojë komplet historinë e pandemisë

Virusi SarsCov2 ka qarkulluar në Itali që në Shtator të vitit 2019. Kështu shkruan agjencia e lajmeve italiane Ansa, e cila i referohet një studimi të fundit, i cili ka zbuluar një detaj që nuk ishte menduar deri më tani.

Studimi është kryer nga Instituti për Kancerin në Milano dhe Universiteti i Sienës, i cili ka drejtor shkencor Giovanni Apolone dhe gjetjet janë botuar në “Tumori Journal.L

Duke analizuar mostrat e 959 personave, të gjithë asimptomatikë, të cilët kishin marrë pjesë në ekzaminimet për kancerin e mushkërive midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020, 11.6% (111 nga 959) e këtyre njerëzve kishin antitrupa ndaj koronavirusit, nga të cilët 14% tashmë në shtator, 30% në javën e dytë të shkurtit 2020.

Por çfarë thotë Kina për këtë studim?

Nëse studimi është korrekt, kjo do të ndryshonte historinë e pandemisë, pasi zyrtarisht është thënë se virusi u identifikua për herë të parënë dhjetor në Ëuhan të Kinës. Kina e ka përdorur menjëherë këtë mundësi për të hequr fajin nga vetja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian tha se kjo tregon edhe njëherë se zbulimi i origjinës së virusit është një çështje komplekse shkencore që i duhet lënë shkencëtarëve.

“Kjo tregon se ky është një proces në zhvillim ku duhet të përfshihen disa vende”. Ndërkohë shkencëtarët kanë kërkuar që studimi italian t’i nënshtrohet shqyrtimeve të mëtejshme.