Mbrëmjen e së enjtes, në Vushtrri një shtëpi është kapluar nga zjarri derisa janë raportuar vetëm dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:20, është raportuar se në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri, një shtëpi kapluar nga zjarri, zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit”.

“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar tutje Zahiti.

VIDEO BONUS: Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je