Një shqiptar ‘i hin fellit’: Albin Kurti e Vjosa Osmani kontrollohen nga Illuminati

Sipas Alfred Cakos, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kontrollohen nga Iluminati.

Në “Rrethi Katror” në Top Channel, konspiracionisti komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti. Cako theksoi se kjo erdhi pasi Hoti ishte pro Trump.

Por konspiracionisti shkoi edhe më tej, kur foli për aleancat që po krijohen në Kosovë. Cako tha se Albin Kurti synon të zgjidhet president, Vjosa Osmani kryeministre dhe Lufti Haziri do marrë drejtimin e LDK.

“Vendimi i Kushtetueses së Gjykatës së Kosovës ka lidhje me rrëzimin e qeverisë pro Trump. Lufti Haziri dhe Vjollca Osmani do shtijnë në dorë LDK-në. Albin Kurti do jetë për president, Lutfi Haziri për drejtues të LDK dhe Vjosa Osmani do jetë për qeverinë. Këta të tre kontrollohen nga Iluminati.”, tha Cako.

Gjithsesi, Cako zbuloi edhe një skenar të dytë, nëse ndërhyn Trump, të një qeverie Haradinaj-LDK-PDK.

“Në Kosovë forcë e parë del Vetëvendosje. Nëse ndërhyn Trump dhe LDK nuk bie në dorë të Hazirit, do ketë qeveri Ramush Haradinaj-LDK-PDK. Pra në lojë janë dy skenarë.”, tha Cako në Top Channel.