Nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka theksuar rëndësinë e familjes si themel i shoqërisë, duke deklaruar se fuqizimi i saj mbetet prioritet i politikave të Aleancës.

Përmes një videoje, Tahiri u shpreh se familja ka qenë gjithmonë shtylla më e fortë e shoqërisë shqiptare, duke përballuar sfida të shumta historike dhe sociale.

Ai tha se Aleanca angazhohet për politika konkrete që mbështesin familjet e reja, lehtësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë kushte që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Saq më e shëndetshme dhe më e fuqishme të jetë familja, aq më i fortë është shteti, aq më e qëndrueshme shoqëria dhe aq më i sigurt kombi ynë”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, çdo politikë serioze duhet të nisë dhe të përfundojë me mbrojtjen, fuqizimin dhe dinjitetin e familjes.

Tahiri në listën e AAK’së mban numrin 2.