Një shkollë në Rahovec “mbulohet” nga balta, pas vërshimeve të djeshme
Shkolla fillore në fshatin Sopniq të Rahovecit është kapluar nga balta, pas vërshimeve të mëdha që ndodhën dje në këtë rajon.
Nga fotografitë e shkrepura nga Klan Kosova, shihet se oborri i shkollës është komplet i mbulua me baltë, ndërkohë që uji ka hyrë edhe në hapësirat e brendshme të shkollës.