Rahoves

Një shkollë në Rahovec bëhet me kabinet modern të teknologjisë

Në lokalet e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec është bërë përurimi i kabinetit modern t teknologjisë informative, me 30 kompjuterë dhe me të gjitha pajisjet përcjellëse, dhuratë nga KFOR-i dhe Qeveria turke.

Në ceremoninë e organizuar në përurimin e kabinetit të teknologjisë informative  të pranishëm ishin Avni Morina drejtor i DKA-së, Kivilcim Kiliç ambasadore e Turqisë në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it turk profesor dhe nxënës.

Më këtë rast nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle,  kishin përgatitur një program të pasur kulturo e artistik në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë nga KFOR-i dhe Qeveria Turke. /KosovaPress/