Një shembull për t’u ndjekur: Deputeti Fitim Uka dhuron gjysmën e pagës në luftën kundër koronavirusit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e ka ndjekur shembullin e kryeministrit Albin Kurti dhe ka dhuruar gjysmën e pagës si donacion për luftimin e pandemisë në Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashtun,

Po, e kam ndarë gjysmën e pagës sime dhe e kam dhënë donacion për luftimin e pandemisë në Kosovë.

Jo, nuk kam dashur ta bëjë publike dhe as ta promovoj, sepse bie ndesh me plot parime që përherë i kam ruajtur me xhelozi.

Por, prap po e bëj, sepse po më thonë dhe dua që të besoj që kjo motivon edhe njerëz të tjerë.

Jo, nuk jam biznesmen dhe as milioner. Kam kredi si shumica e qytetarëve të vendit tim. Nuk kam pallate as brenda e as jashtë shtetit. Por, sot më shumë se kurrë na duhet solidariteti. Prandaj, me apo pa bujë, na duhet ndihma e të gjithëve për të luftuar Covid 19. Dhe, unë nuk bëj përjashtim.

Dhe prapë, PO, meqë kërkohet motivim nëpërmjet shembullit, ju konfirmoj që jam angazhuar dhe po angazhohem vullnetarisht, me gjithë kapacitetin tim, për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe në veçanti në ofrimin e ndihmës psikologjike për menaxhimin e ankthit, panikut dhe depresioni, që e përcjell këtë kohë.

P.S. Ju kërkoj ndjesë atyre që i kam zhgënjyer me këtë postim dhe lutem që t’ia ketë vlejtur për të shtuar arkën e shtetit, edhe ashtu të varfër e të vjedhur deri në vitin 2020.