Një serb i Kosovës e një i Serbisë arrestohen si të dyshuar për “mashtrim”

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndërmarrë disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

“Marrë parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovicës së Jugut, sot është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim’”, thuhet në njoftimin për media.

e dyshuar, të arrestuar janë: S.D; (1982) mashkull/serb, shtetas i Serbisë dhe S.S; (1967) mashkull serb/Kosovar.

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.