Një rast pozitiv me COVID-19 të martën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një rast pozitiv me COVID-19 është shënuar të martën në Kosovë.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është vetëm një.

Ndërkaq në 24 orët e fundit, në tërë Kosovën janë vaksinuar 23 persona me vaksinën anti-COVID.