Një qytetar tenton të arratiset në Pallatin e Drejtësisë, policia i hidhet pas dhe e kap (Pamje)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Një qytetar ka tentuar të arratiset në oborrit e Pallatit në momentin kur ishin inicuar procedura ndaj tij.

Indeksonline ka siguruar pamjet kur qytetari tenton të arratiset me vrap.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe policia e ka kapur atë në rrugën e Pallatit të Drejtësisë duke e arrestuar atë pak metra pasi kishte kaluar rrethojat e sigurisë.