Një person nga Bosnja dhe Hercegovina dyshohet se po prezantohet si Veton Elshani dhe përmes telefonatave po u kërkon qytetarëve të holla.

Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.

Siç njoftohet, ky qytetar kishte kërkuar një shumë prej 1 mijë euro me pretekstin se ka një fëmijë të sëmurë dhe i duhen të holla për shërim.

“Nga dy qytetarët (biznismen) nga Mitrovica, i dyshuari ka arritur që njërin nga ta, ta bind që t’i dërgoj një shumë prej 1000 euro përmes Mony Gram në llogarinë 17437638 me destinacion Bosna dhe Hercegovina”- thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin dy ankuesit janë intervistuar, ndërkaq njësia e hetimeve po merret me rastin.

Përmes këtij njoftimi, organet e rendit njoftojnë se kanë qëllim parandalimin e ndonjë mashtrimi tjetër.

Veton Elshani është zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.