Një punëtor bie nga ndërtesa në qendër të Prishtinës

Një punëtor ndërtimi ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku ishte duke punuar. Ai ishte duke punuar në një objekt afër Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, ku tregon se personi në fjalë ka pësuar lëndime trupore.

“Me datë 24.08.2020 rreth ores 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në ‘Rr.Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dal njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektorët e punës”, ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha.

Ai ka pohuar se me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera.