Një punëtor bie nga ndërtesa në Prishtinë

Një punëtor ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënfuat mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.  Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Ahmeti.