Një psikolog dhe një poete i bashkohen PDK-së

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mirëpritur psikologun Batjar Halili dhe poeten Manjola Halili, të cilët janë bërë anëtarë të kësaj partie.

“Partia Demokratike e Kosovës është familje e madhe. Te ne të gjithë respektohen, askush nuk diskriminohet dhe çdo anëtar i ri mirëpritet. Edhe psikologu Batjar Halili dhe poetja Manjola Halili, nga sot janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës”, thuhet në një postim në faqen e PDK-së në Facebook.

“Ne jemi shpresë për qytetarët. Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë!”, thuhet mes tjerash në postim.

loading…