Një protestuese në Drenas pëson lëndime, u godit nga guri i destinuar për policët

Njëra nga organizatoret e protestës së sotme në Drenas, ka përfunduar e lënduar pasi është goditur në krahëror me mjet të fortë.

Klan Kosova merr vesh se protestuesja është goditur me gur por gjendja e saj aktualisht është stabile dhe është duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Guri i cili goditi protestuesen raportohet se ka qenë i destinuar në policët e Drenasit, sikurse dhe vezët për të cilat raportuam në lajmet paraprake.