Derbi

Një propozim për martesë mes euforisë së tifozëve të Riverit

Fitorja e River Plate ndaj Boca Juniors në finalen e Kupës Libertadores shkaktoi një sërë episodesh interesante, si në Madrid, ashtu dhe në Buenos Aires.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide, një gazetar i “America TV”, që ndodhej në kryeqytetin spanjoll, filloi të intervistojë tifozët euforikë të River Plate, teksa ishin duke dalë nga stadiumi.

Ndërsa një prej tifozëve tregoi shpenzimet e tij për udhëtimin drejt Madridit, dikush tjetër i dha një puthje të shoqëruar me frazën “Të dua” partneres, e të gjitha këto ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë.

Por, momenti më surprizues ishte ai kur një djalë u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës së tij për martesë, e përgjigjja e vajzës padyshim që ishte pozitive, duke e dyfishuar euforinë e tifozit të dashuruar.

Shpërndaje