Një prej ‘gylenistëve’ që ia dorëzoi Kosova, Turqia e dënon me 8 vjet burg

Gjykata e Lartë Penale me numër 36 në Stamboll ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg, Kahraman Demirezin, ‘gylenistin’ i cili ishte deportuar nga Kosova në marsin e vitit 2018.

Sipas asaj që shkruajnë mediat turke, Demirez është dënuar për pjesëmarrje në një grup të organizuar terrorist.

Një akuzë të tillë megjithatë e ka mohuar Demirez, shkruan Anadolu Agency.

Demirez ishte një prej 6 personave të cilët u arrestuan nga shteti i Kosovës dhe u deportuan përmes aeroportit të Prishtinës në bashkëpunim me inteligjencën shtetërore turke.

Prokuroria e Stambollit gjithashtu kishte kërkuar që Demirez të dënohet edhe për spinuazh ndërkombëtar, megjithatë në seancën e mbajtur  të enjten ai është liruar nga një akuzë e tillë.

Deportimi i 6 shtetasve turq ka qenë një prej skandaleve më të mëdha që është përfshirë Kosova. Si pasojë kishte dhënë dorëheqje Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi./GazetaExpress/