Google më në fund ka sjellur “Dark Mode” në një prej aplikacioneve më të rëndësishme, në Google Play Store.

Për shumë njerëz, “Dark Mode” në nivel sistemi ku çdo aplikacion e aktivizon automatikisht është e pranueshme por ka prej atyre që duan që “Dark Mode” ta aktivizojnë invididualisht.

Kjo qasje ka bërë që kompanitë ta ofrojnë si opsion në aplikacionet e tyre. Play Store ka një opsion të ri i cili e bën të mundur aktivizimin manual të “Dark Mode” pa qenë nevoja e aktivizimit në nivel sistemi.

Në fakt aplikacioni ka tre opsione teme: e bardhë, e zezë ose ti përshtatet automatikisht sistemit.

Për të provuar “Dark Mode” në Play Store, vizitoni opsionin “Settings” dhe kërkoni për seksionin “Theme.” Mbase nuk do ta shihni menjëherë sepse lançimi është gradual dhe bëhet nga ana e Google.

Për momentin vetëm ata që kanë Android 10 mund të aksesojnë opsionin e ri.