Një pozë tjetër me bikini nga Rina

Rina Balaj ka qenë aktive gjatë kësaj vere në profilet e saja në rrjetet sociale, në të cilat ka publikuara imazhe që tregojnë vijën e saj trupore.

Ajo numëron mbi 465 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa fotografitë me bikini të cilat i ka postuar kanë marrë pëlqime të shumta nga fansat e saj.

Gjatë kësaj fundjave, reperja e ka publikuar një tjetër fotografi, në të cilën ka pozuar me kostum larjeje.

https://www.instagram.com/p/B2bsvoch4fe/

Është një selfie që vë në plan të parë linjat trupore të Rinës që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.

“Ideal” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të reperes që e publikoi në bashkëpunim me Koston dhe ka arritur mbi 7.4 milionë shikime në YouTube.