Një polic sulmohet nga ariu në Pejë

Në fshatin Pecaj të Pejës raportohet se dje është sulmuar një zyrtar policor nga ariu.

Përmes një komunikate për media bën të ditur se polici ka arritur të shmangë ariun, e më pas ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull K-Shqiptar zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor pasi që duke trajtuar një rast është sulmuar nga ariu. Zyrtari policor ka arrit ta shmang rrezikun e mëtejmë potencial duke ndërmarr veprimet e nevojshme në një situate të tillë”, thotë PK.

loading…