Në pasditen e sotme në Fushë Kosovë është plagosur me armë zjarri një qytetar.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkanin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka sqaruar se dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi një person aksidentalisht ka shkrepur armën.

“Policia ka marrë informatën se rreth orës 17:00, në një objekt ne rrugën ‘Nena Terezë’ në Fushë Kosovë, një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Viktima mashkull Xh. B. është dërguar ne QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mbështetur ne informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit”, ka thënë Ahmeti./Ballkani.info/