Një person nga Hajvalia dërgohet pa shenja jete në QKUK

Të shtunën është dërguar pa shenja jete në QKUK një person i gjinisë mashkullore.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës.

HETIM I VDEKJES/Hajvali, Prishtinë 24.06.2023 – 18:30. Nga QKUK është raportuar se aty është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.