Një person është arrestuar dje në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht kunatën e tij (motrën e gruas), duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima pas rastit ka marr tretman mjekësor nga plagët e shkaktuara.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.