Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pagesës me 100 euro false.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Gjilan 06.06.2024-12:28. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person kishte bërë pagesë me një bankënotë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor ka konfiskuar paratë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.







