Një person ka bërë nëntë muaj burg gabimisht pasi i futën drogë në valixhe

Një person britanik ka kaluar nëntë muaj në burg gabimisht në Portugali pasi që iu gjetën tre kilogram kokainë në valixhen e tij.

Në muajin maj, programeri Peter Hambrook, 68 vjeçar nga Richmond, ishte duke kaluar nga Portugalia prej Mozambikut kur u ndal nga policia. Ai ishte duke udhëtuar për Amsterdam për një takim biznesi.

Peter ishte ndaluar nga policia dhe përveç se ishte burgosur ai po ashtu ishte dënuar me 10 mijë funta dënim.

Ai tërë kohën nuk e kishte pranuar krimin.

Fatmirësisht pamjet e reja të lëshuara nga aeroporti vërtetuan pafajësinë e tij. Ai tani ka bërë një padi ndaj autoriteteve portugeze dhe pret të rimbursohet.

loading…