Një person i merr jetën vetës në Krushë të Madhe

Sot në Krushtë të Madhe, një person i ka marrë jetën vetës duke u varë në litar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Lirie Beqiraj, e cila ka pohuar se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Krushë të Madhe.

“Më datë 15.10.2018 në ora 11:17, policia në Rahovec ka marr informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku në periferi të fshatit, kanë gjetur të varur në litar personin R.G, M/kosovar/shqiptar i lindur, 1978. Vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QMF Krushë e Madhe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit trupi i pa jetë ju është kthyer familjarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit të Gjakovës.