Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person është gjetur sot rreth orës 13:00 pa shenja jete në Puhovc të Pejës, te “Viva Fresh Store”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:50 minuta Policia e Pejës ka marrë informacion për një person të rrëzuar tek ‘Viva Fresh Store’ në Puhovc. Jemi përgjigjur në shpejtësi. Nga mjeku kujdestar i pranishëm në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, pra se nuk ka shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar mbi rrethanat. Sapo të kemi diçka shtesë do t’iu mbajmë të informuar”, ka deklaruar Gashi. Portali “Njeshi” ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.