Një person ka raportuar dje në Polici gjatë ditës se vëllau i tij është gjetur i vetëvarur në litar në shtëpinë e tij te rruga “18 Qershori” në Skënderaj.

Siç mëson Ballkani.info nga burimet e veta në polici, policia dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës.

Gjithashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, gjersa rasti po vazhdon të hetohet.