Një person e ther vetën me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Një person ka therur veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” të hënën në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Ai ka thënë se pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar edhe ndihma e shpejtë.

“ Me datë 11.07.2022 rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, ka thënë Hoxha për Demokracia.com.

Hoxha tha se për rastin është njoftuar ndihma e shpejtë e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund ti adresoheni autoriteteve kompetente shëndetësore, përderisa policia është duke kryer hetime relevante lidhur me rastin, dhe për detaje tjera mund të informoheni më vonë.”, ka thënë Hoxha.