Një pacient ndërron jetë duke pritur për ta bërë testin Covid-19

Një pacient në Vranjë ka ndërruar jetë derisa derisa ishte duke pritur në ambulancë për të bërë testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi lokal Presheva.com.

Postimi i plotë:

Një pacient në Vranjë ndërron jetë duke pritur radhë për kontrollë në Covid ambulancë

Një pacient i cili ishte në pritje të një ekzaminimi vdiq këtë mëngjes në dhomën e pritjes të ambulancës Kovid në Dispanzerin Antituberkuloz (ATD) në Vranjë, u konfirmua nga mediat lokale.

Ky person tha disa herë se nuk ishte mirë dhe u rrëzua në dysheme.

Mjeku kujdestar raportoi rastin në polici, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe pacientëve iu kërkua të largoheshin nga ndërtesa.