Një pacient me Covid-19 në gjendje kritike në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive më QKUK sot janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Nga 8 pacientët me Covid 19, 4 raste janë në gjendje stabile, 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa, 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.