Një pacient arratiset nga Qendra Rehabilituese në Shtime

Një infermier i Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime e ka denoncuar në Polici, një pacient si të zhdukur.

Ai ka deklaruar në Polici se pacienti ishte larguar nga kjo qendër dhe nuk është kthyer më.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë filluar hetimet, njofton Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar, Infermier i Qendrës Integruese, ka raportuar se pacienti i tyre mashkull kosovar, është larguar nga Qendra dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thekson raporti.