Një objekt përfshihet nga zjarri në Istog (FOTO)

Një objekt është kapluar nga zjarri në komunën e Istogut.

Zjarri ka përfshirë edhe disa objekte që ishin afër.

Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar fotografitë e vendit të ngjarjes ku shihet se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë rast dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.