Një “non-paper” serb i vitit 2002, që thotë: Kërko shumë për të marrë diçka në Kosovë

Në kohën kur dokumentet jozyrtare, të njohura si “non-paper” po dalin, sa në Slloveni e sa në Kosovë, e që për qëllim kanë ndryshimin e kufijve apo marrëveshjet e mëdha historike, një i tillë është hartuar më 2002, në Serbi.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nxjerr në Twitter një “non-paper”, që sipas saj e futi në telashe atëkohë kryeministrin Zoran Gjingjiq.

Gjingjiq më vonë ishte vrarë.

Dokumenti është një strategji se si duhet vepruar në Kosovë pas luftës.

Ne “non paper”-in serb, i hartuar vetëm për Kosovën, ndër të tjera thuhet se duhet bërë kërkesa të mëdha, për të marrë si kthim diçka për serbët.

Ndër të tjera parashihej se nëse arrihen standardet para statusit, do të jetë vështirë për serbët dhe se kjo do të merret si bazë se institucionet e Kosovës janë funksionale.

Ideja e serbëve, sipas dokumentit, ishte që kjo të pengohej.