iPhone

Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh

Analisti Ross Young pretendon se Apple ka dalë me një kthesë interesante për serinë iPhone 17, e cila do të shfaqet vitin e ardhshëm.

Sipas analistit Ross Young, modeli i iPhone 17 Plus do të ketë një ekran më të vogël se të gjitha modelet e mëparshme Plus, transmeton Telegrafi.

Ai nuk bëri të ditur madhësinë specifike të ekranit, por thotë se iPhone 17 Plus do të “vendoset” mes modeleve iPhone 17/iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max.

Ndryshe këto janë madhësitë e ekranit për linjën aktuale të iPhone 15, si dhe modelet e ardhshme të iPhone 16:

iPhone 15: 6.1 inç

iPhone 15 Plus: 6.7 inç

iPhone 15 Pro: 6.1 inç

iPhone 15 Pro Max: 6.7 inç

iPhone 16: 6.1 inç

iPhone 16 Plus: 6.7 inç

iPhone 16 Pro: 6.3 inç

iPhone 16 Pro Max: 6.9 inç

Kjo sugjeron që iPhone 17 Plus do të ketë një ekran më të vogël se 6.7 inç, por vetëm koha do të tregojë nëse këto pretendime janë të vërteta.