Një nga dy të mbijetuarit nga rrëzimi i avionit të Jeju Air në Korenë e Jugut është i vetëdijshëm dhe flet, pavarësisht se ka pësuar fraktura të shumta, sipas Ju Woong, drejtori i spitalit Ewha të Seulit, ku po trajtohet 33-vjeçari, raporton CNN.
Drejtori i spitalit tha se burri u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të dielën pasdite dhe ekzaminimet zbuluan fraktura në shpinë, të cilat kanë kufizuar lëvizjen e pacientit. Aktualisht ai është nën monitorim intensiv.
Departamenti i psikiatrisë i spitalit pritet të ndihmojë në menaxhimin e stresit post-traumatik të burrit, shtoi drejtori.
“Ne nuk bëmë pyetje të detajuara për aksidentin. Duke marrë parasysh traumën e mundshme dhe gjendjen aktuale të pacientit, ne vendosëm të mos kërkojmë më shumë”, tha drejtori.
Burri me sa duket u tha mjekëve: “Kur u zgjova, kuptova se kisha shpëtuar”, sipas drejtorit.
Të dy të mbijetuarit e përplasjes ishin anëtarë të ekuipazhit të fluturimit, sipas zyrtarëve. Ata u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit pasi avioni shpërtheu në flakë.
Gruaja e mbijetuar e aksidentit të së dielës po trajtohet në Spitalin Asan të Seulit, sipas një njoftimi.







