Një nënë nga Prishtina shkon ta marrë fëmijën në shkollë, dy sirianë ia vjedhin telefonin nga xhepi

Sot pasdite në shkollën “Elena Gjika”, në Prishtinë, një nënë që kishte shkuar në shkollë për ta marrë fëmijën e saj, ia kanë vjedhur telefonin celular.

Ky rast i vjedhjes është bërë i ditur nga një qytetar në faqen Network Prishtina, ku ju bëhet thirrje qytetarëve t’i ruajnë gjërat e tyre me vlerë, shkruan Reporteri.

Pas këtij komenti, është lajmëruar nëna e cila ka qenë cak i vjedhjes.

Ajo ka treguar se telefonin e ka pasur në xhep të jaknes, por dy grabitës që sipas saj janë sirianë e kanë shfrytëzuar tollovinë e madhe kur janë lëshuar nxënësit dhe ka arritur t’ia vjedh.

Kjo nënë që ka qenë cak i hajnave, thotë se e ka gjetur telefonin në stacionin policor, ku tregon se një qytetar i moshës 20-vjeçare i kishte ndjekur sirianët dhe ia ka marrë telefonin.

Ajo thotë se grabitësit janë arrestuar nga policia e Kosovës.