“Një natë njëra, një natë tjetra”, Suela dhe Flavia bien dakord për Saimirin

“Princi modern”, Saimiri, ka krijuar më shumë afrimitet me disa prej vajzave të “Love Story”, tre prej të cilave edhe i ka puthur.

Njëra prej tyre është Silvana, e cila ka lidhur një shoqëri me konkurrenten tjetër, Flavian. Madje, për ta ruajtur këtë miqësi pavarësisht zgjedhjeve të Saimirit, ato kanë rënë dakord “ta ndajnë” Saimirin bashkë.

Në “Daily Love Story”, ato kanë treguar me humor se do ta bëjnë me radhë për të mos patur hatërmbetje.

“Meqë kemi hyrë, kemi rënë dakord, kemi mirëkuptimin e njëra-tjetrës, kështu që një natë ti, një natë unë.”- u shpreh Suela.

“Kur u ndamë këto na ranë!”- tha Flavia.

Kjo e fundit u përfol në media për debatin me vajzën e larguar Silvanën si dhe lidhjen jashtë me një vajzë që pretendohej të ishte e dashura e saj. E gjitha nisi kur ish-konkurrentja e programit, Silvana publikoi disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram, nga një vajzë që thotë se është lezbike dhe se po njihet me Flavian.

Kjo foto shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, teksa nuk ka munguar as reagimi i Flavias. Kjo e fundit nëpërmjet një statusi në Instastory u shpreh se është e vërtetë që ka marrë lule nga mikesha e saj Adriana, por në shenjë miqësie dhe asgjëje më tepër.

Ajo e cilësoi këtë veprim të Silvanës si xhelozi dhe mllef dhe se vetë është në “Love Story” vetëm për një qëllim, për të fituar dashurinë e Saimirit.

Mirëpo, duket se gjërat nuk janë siç duken. Adrian ka treguar se llogaria e saj e Instagramit ishte hakëruar dhe fjalët nuk janë shkruar prej saj. Më tej, ajo sqaroi se ajo dhe Flavia janë vetëm shoqe dhe mohon kategorikisht të ketë lidhje përtej shoqërisë mes tyre.