Një muaj pas “Më mungon”, Nora Istrefi nis xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Nora Istrefi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo ka publikuar dy fotografi nga xhirimet e videoklipit duke prezantuar pak nga prapaskenat e këtij projekti.

Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Nëna e një vajze duket e mahnitshme në kostumin e zi të hapur nga pjesë e përparme, e me një palë doreza lëkure të bardha.

E njëjta po ashtu ka vënë një pale syze të tilla të kufizuara me ngjyrë të bardhë, teksa ka mbajtur flokët e lëshuara.

“Ki me lyp me m’pa. Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Kjo vjen një muaj pas këngës “Më mungon”, të cilën e lansoi saktësisht më 10 mars 2022.

Projekti në fjalë deri më tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/